Shaqiri: Mediat, fokus të veçantë në këtë mandat qeverisës

Përgjatë këtij mandati, puna jonë do të përqëndrohet edhe tek mediat. Objektivi ynë primar është krijimi i një mjedisi ku mund të operojnë media të lira dhe të pavarura dhe për këtë do të punojmë intenzivisht.
Pika të fokusit tonë gjatë këtij mandati do të jenë:
• Krijimi i mjeteve për gazetarët dhe qytetarët, për zbulim të shpejtë dhe parandalim të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme
• Do të punojmë në edukimin mediatik, sidomos tek pjesa më e re e popullsisë, përmes përfshrijes së materialeve të duhura në lëndët mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, duke filluar që nga viti shkollor 2021-2022
• Do të mbështesim krijimin e një laboratori kërkimor mediatik
• Do të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme financiare dhe jofinanciare për mediat e shtypura dhe televizionet lokale
• Tarifa më të ulëta për transmetimet televizive

Marketing
Marketing