Shaqiri: Përmirësojmë kushtet e punës për organet e administratës shtetërore, sepse efikasiteti i tyre varet nga niveli i mirëqenies së punonjësve në organet e administratës shtetërore

Sot, në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, Ministri Jeton Shaqiri priti në një takim të rëndësishëm pune, kryetarin e Sindikatës së punonjësve administrativë, organeve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Peco Grujovski.

Marketing

Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi ishte nënshkrimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes kolektive të degëve.

Në seancën e fundit qeveritare, pas kalimit të informacionit për nënshkrimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë u autorizua për nënshkrimin e saj.

Me nënshkrimin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve rregullohen dhe precizohen disa dispozita të Marrëveshjes kolektive të degëve:

• Precizohen organet e administratës shtetërore të cilat i përfshin Marrëveshja kolektive e degëve
• Organizimi i punës në kushte krize apo emergjence
• Kriteret e përdorimit të pushimit vjetor (jepet mundësi që pushimi vjetor të zgjasë më shumë se 26 ditë pune)
• Kthehet kriteri për shkallën e arsimimit
• Regresi për pushimin vjetor (К-15)
Përgjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mundësia për rritjen e rrogave të punonjësve në organet e administratës shtetërore të përfshira në Marrëveshjen kolektive të degëve.

“Jemi të përkushtuar dhe do të punojmë në këtë drejtim për të arritur qëllimin”, tha Ministri Shaqiri.

Takimi u mbyll me nënshkrimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Marrëveshjen kolektive të degëve. Të dy nënshkruesit, Ministri Shaqiri dhe kryetari i Sindikatës Grujovski, shprehën vullnetin e tyre për të shtuar akoma më tepër bashkëpunimin, për të siguruar kushte sa më të mira pune për punonjësit në organet e administratës shtetërore.

Marketing