Xherdan Shaqiri, 29-vjeçari dëshiron të vazhdoj me skuadrën e Liverpoolit.

Edhe pse ka pak minutazhë, ylli kosovar dëshiron të qëndroj në ‘Anfield’ edhe gjatë këtij sezoni.

Sipas ‘Sky Sport’ – Shaqiri kishte ofertë zyrtare nga skuadra e Bundesliga-s, Hertha Berlin.

Berlin përveç Shaqirit pati kontakte edhe me dyshen: Eriksen dhe Perisic, por siç duket të tre [edhe Shaqiri] refuzuan të luftonin për mbijetesë në Bundesliga me klubin e Hertha-s.

Kujtojmë që Shaqiri ka luajtur për 3 sezone në Bundesliga te Bayern Munchen.