Shaqiri: Riorganizimi i administratës shtetërore, prioritet i yni

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me riorganizimin e administratës shtetërore si prioritet i ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Marketing

Sot kisha nderin që të marr pjesë dhe t’i drejtohem me fjalimin tim hyrës grupeve të punës në seminarin për Riorganizim të administratës shtetërore dhe menaxhim të ndryshimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe seminarin për Efiçencën e institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrës në këto dy seminare ishin përfaqësues nga të gjitha ministritë dhe ekspertë të huaj dhe vendas të angazhuar në këtë projekt të rëndësishëm.

Jemi të vendosur që këtë projekt ta çojmë para, të optimizojmë kornizën e përgjithshme institucionale, të përmirësojmë ofrimin e shërbimeve publike, për të forcuar etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës shtetërore, duke zbatuar analizën funksionale dhe duke miratuar një ligj të ri për organizim të organeve të administratës shtetërore.

Pa riorganizim të organeve të administratës shtetërore dhe eliminimin e mbivendosjes së kompetencave nuk mund të ketë reformë reale të administratës shtetërore.

Përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të orientuara kah integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, dhe kjo varet nga aftësia e administratës publike për të transpozuar legjislacionin Evropian dhe për të siguruar zbatimin e duhur.

Në fund të fjalimit theksova se implementimi i rekomandimeve është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për vetë procesin, por edhe për transformimet e ardhshme në institucione.

Marketing