Shaqiri, Salah dhe Robertson i befasojnë fëmijët për Krishtlindje

Futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, së bashku me sulmuesin Mohamed Salah dhe mbrojtësin Andy Robertson u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve të një shkolle në Angli.

Marketing

Të tre futbollistët e skuadrës angleze Liverpool u kanë bërë një surprizë fëmijëve në prag të Krishtlindjeve e cila do të jetë e paharrueshme për ta.

Gjersa fëmijët kanë qenë duke u pyetur për lojtarët e tyre të preferuar në Liverpool, yjet e kësaj skuadre kanë hyre brenda sallës duke i kapur ata në surprizë.
Ndërsa reagimet e fëmijëve kanë qenë mbresëlënëse.

Marketing