Shaqiri shënon gol ëndrrash teksa Liverpool turpëron United (VIDEO)

Megjithëse Jose Mourinho është shprehur se ndeshja nuk kishte një rëndësi të madhe, një fitore 4-1 e Liverpool ndaj rivalëve të përhershëm Manchester United është mënyra më e mirë për të thënë se jam gati për luftën për titull.

Marketing

Të Kuqtë e Jurgen Klopp kanë turpëruar Djajtë në Shtetet e Bashkuara përpara 101,254 të pranishëmve, audiencë rekord në stadiumin e dytë më të madh në botë.

Por goli më i bukur i ndeshjes ka qenë padyshim ai i blerjes së re të Liverpool, Xherdan Shaqiri. Zvicerani me origjinë kosovare ka shënuar një gol ëndrrash me roveshiatë nga brenda zonës.

Disa shokë të ekipit kishin vënë duart në kokë pasi u dukej e pabesueshme, edhe Klopp është befasuar nga mënyra se sa shpejt është ambientuar kosovari: “Nuk është normale që pas katër ditësh në klub të adaptohesh kaq mirë.”

 

Marketing