Shaqiri: Të përkushtuar plotësisht në procesin e digjitalizimit,ndërtimi i rrjetit nacional optik të transportit prioritet

Në seancën e fundit qeveritare kaloi Informacioni mbi aplikimin në WBIF – Western Balkans Investment Framework (Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor) për asistencë teknike për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për ndërtimin dhe zhvillimin e rrjetit nacional optik të transportit.

Marketing

Instrumenti Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF – Western Balkans Investment Framework) është inciativë e përbashkët e Komisionit Europian. Me këtë iniciativë tentohet të bashkohen fondet mes Komisionit Europian, donatorëve të ndryshëm dhe Institucioneve ndërkombëtare financiare, në drejtim të mbështetjes së përbashkët për financimin e projekteve më prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Realizimi i këtij projekti përkthehet në internet më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

Pas kalimit të kësaj pike në Qeveri, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike të Radiodifuzionit dhe Agjencinë për komunikime elektronike si institucione kompetente, do intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që të përshpejtohet koha e realizimit të këtij projekti.