Shaqiri: Vazhdojmë të digjitalizojmë punën e administratës shtetërore për qytetarët dhe bizneset

Në seancën e fundit qeveritare kaloi informacioni për Gjendjen e transformimit digjital në kontekst të shërbimeve elektronike, institucioneve kyçe, pengesa dhe hapat e ardhshëm për digjitalizimin.
Deri në fund të vitit 2021 do të mundësojmë që 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë të integruar sistemin automatizim të procedurave administrative, ndërsa deri në fund të vitit 2024 sistemi duhet të jetë i integruar në të gjithë administratën shtetërore.
Hapat e kryer deri tani për transformimin digjital:
• Platforma për interoperabilitet
• Regjistri qëndror i popullsisë
• Portali nacional për e-shërbime
• Platforma për menaxhim elektronik të shërbimeve (eSDP)
• Sistem informatic për menaxhim me burimet njerëzore
• Sistemi për menaxhim elektronik të dokumentave (DMS)
• Përmirësim i infrastrukturës së IT-së
Numri i shërbimeve të ofruara në portalin nacional për e-shërbime për momentin është 137. Jemi në bisedime të vazhdueshme me Ministrinë e punëve të brendshme, Ministrinë e drejtësisë dhe Drejtorinë e librave amë dhe së shpejti do të rrisim numrin e e-shërbimeve në portal duke përfshirë shërbime të këtyre institucioneve.

Marketing
Marketing