Së paku 11 persona kanë humbur jetën pasi mjeti lundrues më të cilin po udhëtonin është fundosur në një liqen në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo barkë po transportonte 31 turistë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytezës turistike Branson, kur u përmbys.
Fundosja e kësaj barke siç dyshohet ndodhi për shkak të motit të keq, por hetimet akoma nuk kanë përfunduar.

Autoritetet lokale thanë se banorët e zonës ishin lajmëruar për motin e keq, por duket se barkat turistike vazhduan gjithsesi me programin e tyre. Fatkeqësisht, njëra prej tyre nuk mundi t’ia dalë.