SHBA, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur në të shtënat në një tavernë në Wisconsin

Nga të shtënat në një tavernë në Wisconsin mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të shtënat ndodhën herët sot në Somers House Tavern në fshatin Somers, tha rreshteri i Qarkut Kenosha, David Wright.

Personi i dyshuar që shtiu nuk u kap menjëherë. Wright tha se të shtënat duket se ishin një “incident i shënjestruar dhe i izoluar”, ndërsa autoritetet nuk besojnë se publiku i gjerë është në rrezik.

Marketing

Zyrtarët janë ende duke punuar për të përcaktuar identitetin e personave të vrarë. Të dy personat e plagosur u dërguan në spitalet e zonës, tha Wright.

Rruga që çon drejtë tavernës u mbyll sot herët ndërsa zyrtarët po kryejnë hetimet.



. .