SHBA arreston të dyshuarën që i dërgoi letrën me helm Trumpit

Autoritetet amerikane kanë ndaluar personin që dyshojnë se i ka dërguar një letër që përmban helmin ricin presidentit Donald Trump.

Marketing

Duke cituar një zyrtar federal të zbatimit të ligjit, NBC News tha se e dyshuara u mor në paraburgim derisa përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja.

Korrespondenti i CNN, Shimon Prokupecz, tha në Twitter se e dyshuara është një grua dhe mbante një armë.

Letra u interceptua javën e kaluar nga forcat e rendit dhe testet u kryen për të konfirmuar praninë e helmit vdekjeprurës.

Gazeta Montreal raportoi të dielën se letra duket se ka kaluar nëpër një strukturë klasifikimi në Montreal, derisa ishte në rrugën e saj për në Shtëpinë e Bardhë.

Marketing