SHBA- BE: Transparencë për fondet e rindërtimit, akademia do të monitorojë procesin

SHBA dhe BE kërkojnë që të bëhet transparencë me fondet e siguruara për rindërtimin nga pasojat e tërmetit dhe të sigurohen mekanizma të qartë dhe efikase në mënyrë që përdorimi i tyre të jetë sa më i drejtë dhe të administrohet me përgjegjshmëri. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se pikërisht për këtë transparencë me fondet do të ngrihet edhe Akademia e Transparencës Amerikano-Shqiptare, për të mbështetur jo vetëm transparencën e fondeve, por dhe trajtimet kundër korrupsioni dhe reformën gjyqësore. Kryeministri Rama, pak ditë më parë u shpreh se kjo Akademi është kërkuar nga vetë ai.

Marketing

‘Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Shqiptaro-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shkruan Yuri Kim.

Dhe për ambasadorin e BE, Luigi Soreca pas suksesit të Konferencës së Donatorëve duhet që të krijohet një mekanizëm dhe transparencë, në lidhje me financimin për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti dhe kjo do të sigurohet përmes 9 kushteve të vendosur nga donatorët.

“Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë”, shkruan Soreca.

Marketing