SHBA, Britania dhe Holanda mbështesin Ushtrinë e Kosovës

Përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jonathan Cohen e ka konfirmuar mbështetjen ndaj Ushtrisë së Kosovës.
“SHBA konfirmon përkrahjen e saj ndaj Ushtrisë së Kosovës, është në përputhje me rezolutën 1244. FSK nuk është UÇK është një forcë e ndarë e veçuar, shumë etnike e themeluar pas pavarësisë së Kosovës të cilën Gjykata Ndërkombëtare e ka shpallur se nuk e ka shkelur rezolutën dhe është në përputhje me planin e tranzicionit”, është shprehur Cohen, përcjell lajmi.net.

Marketing

Tutje, ai ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës që të respektojë të gjitha ligjet sa i përket lëvizjes së trupave në Kosovë.

“Ne i udhëzojmë të dyja vendet Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen tabelës së negociatave dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet. Të dyja vendet duhet t’i njohin vlerat e normalizimit përmes të cilat do të përfitoj popullata”.

Poashtu edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i kanë dhënë mbështetje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e të dyja shteteve kanë theksuar se shteti sovran i Kosovës ka të drejtë në transformimin e FSK-së, dhe kjo nuk bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe po ashtu është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Përfaqësuesi i Francës, Francosi Delattre, e ka mbështetur formimin e Ushtrisë, por ka thënë se kjo është bërë në kohë të pa përshtatshme, pasi mund të përkeqësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Delattre ka kërkuar që Kosova të heqë taksen 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe.