SHBA dërgon mbi 3 mijë trupa në Lindje të Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë dërguar trupa shtesë në Lindje të Mesme pasi Irani është zotuar për “hakmarrje”, pas vrasjes së liderit të tyre ushtarak.

Marketing

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes ka thënë se janë dërguar 3 mijë deri në 3 mijë e 500 ushtarë në të gjithë këtë rajon për të mbrojtur interesat amerikane, shkruan Euronews.

SHBA ka vrarë gjeneral Soleimanin, kreun e Gardës Revolucionare të Iranit, çka ka bërë që ky shtet ta kërcënojë Amerikën.
Kërcënimi ka bërë që të merret vendimi për shtimin e trupave amerikane.

Marketing