SHBA dhe BE dënojnë dhunën, bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin e ndodhur gjatë protestave të sotme në Tiranë.

Marketing

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë thotë se “mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme, njofton Top Chanel, tranmeton Gazeta Koha.

“Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.
Ambasada e SHBA i bën thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.
Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte e të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive. Korrupsioni eshte ai qe shkakton deme te pallogaritshme ne xhepat e shqiptareve dhe jo demtimi i ca skelave te shemtuara. Kjo eshte proteste ndaj korrupsionit dhe patjeter s’mund te jete aq e qete. Ne fakt me gjithe pakenaqsine dhe mllefin deri tani duket proteste shembullore”.

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka dënuar dhunën në protestë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane”.

Megjithatë, shton delegacioni i BE, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm”, thuhet më tej në reagim.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm”.