SHBA dhe Izraeli zyrtarisht largohen nga UNESCO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, zyrtarisht kanë braktisur UNESCO-n, agjenci kjo e specializuar për edukim, shkencë dhe kulturë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Kjo agjenci me seli në Paris ishte themeluar nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore me qëllimin e promovimit të paqes, shkruan Associated Press
SHBA-të dhe Izraeli kanë braktisur UNESCO-n për shkak se e konsiderojnë si anti-izraelite dhe për shkak se agjencia më parë e kishte kritikuar Izraelin për okupim të Jerusalemit Lindor.

Gjatë muajit tetor të vitit 2017, presidenti amerikan Donald Trump së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, e kanë bërë të ditur njoftimin për largim nga kjo agjenci.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar “reforma themelore” në UNESCO e cila është e njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Marketing