SHBA – Evakuohet gazeta ”USA Today” pas sinjalizimeve për praninë e një personi të armatosur

lia e së përditshmes amerikane ‘’USA Today’’ në periferi të Uashingtonit u evakuua ditën e sotme, njoftoi gazeta, pas sinjalizimit nga ana e policisë për praninë e një personi të armatosur.
‘’Sirenat e alarmit dëgjoheshin në ndërtesë, ndërsa automjetet e patrullave të policisë po drejtoheshin në vendngjarje’’, shkruante USA Today në ueb-in e saj.
Policia e komptesë së Fairfax, në shtetin e Virxhinia në afërsi të Uashingtonit, këshilloi qytetarët për të shmangur kalimin në këtë zonë, dhe po monitoron gjithë zonën nga ajri me helikopter.
 

Marketing