SHBA-ja fuqishëm e mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe kjo është me rëndësi thelbësore për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë. Zëvendës-ndihmës sekretari për çështje evropiane i SHBA-së, Methju Palmer dje gjatë vizitës në Maqedoni shprehu mbështetje të fuqishme amerikane për Marrëveshjen nga Prespa. Palmer tha se tetëdhjetë votat për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës në Kuvend paraqesin kthesë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe popullit të Maqedonisë, ka deklaruar sot zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane të SHBA-së.

“Si që lëvizni në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, anëtarësimit në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Maqedonia, liderët e Maqedonisë, populli i Maqedonisë mund të konsiderojë në përkrahjen e SHBA-së. Në takimin me Zaevin kemi biseduar për Marrëveshjen e Prespës, implementimin e saj, procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë mes Maqedonisë dhe SHBA-së”, ka thënë Palmer. Zaev ka theksuar se takimi me Palmerin vjen në një moment të rëndësishëm dhe vetëm disa ditë nga hapi i madh drejt të ardhmes së bërë në Kuvend. “U pajtuam se vendimi i deputetëve ka peshë historike. Ai vendim i deputetëve edhe nga pushteti dhe opozita edhe një herë konfirmuan përcaktimin euroatlantik për të ardhmen e vendit. Deputetët dhe forcat demokratike në vend, guximshëm morën përgjegjësinë dhe shkruan historinë”, ka thënë Zaev. Ka shtuar, mes tjerash se të gjithë aleatët e kanë përshëndetur përgjegjësinë e treguar të deputetëve. “Vendimi i deputetëve është nxitje të hapim faqen e radhës të historisë së bukur të vendit tonë. Të nisim të shkruajmë ndodhitë e ardhshme me pajtim politik, falje dhe bashkim. Ajo na nevojitet si asnjëherë deri tani”, ka shtuar Zaev.

Ndryshe, është kjo vizitë e dytë e Palmerit në vend këtë vit. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Palmer, për herë të fundit në takime me kreun shtetëror të vendit ka qenë në gusht të këtij viti. Mbështetje për Marrëveshjen e Prespës dhe votimin e fillimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend shprehu edhe Franca. “Franca me kënaqësi ka konstatuar se votimi më 19 tetor në Kuvendin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë e kishte shumicën e nevojshme prej dy të tretave, për fillimin e pjesës për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese, me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, të firmosur më 17 qershor midis Athinës dhe Shkupit. Franca shpreson se debatet në Kuvend do të çojnë drejt rishikimit të Kushtetutës. Siç kujton presidenti Makron, Marrëveshja e Prespës është e mirë për vendin, për rajonin dhe për Evropën”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Zonja Anjes fon der Mil”, transmeton Ambasada e Francës.