SHBA mbështet bisedimet dhe inkurajon autoritetet në të dy vendet që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, thotë një zyrtar i Departamentit të Shtetit për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin bisedimet që zhvillohen nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur çështjen e emrit. Inkurajojmë krerët e të dy vendeve që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe stabilitetit në rajon, ka deklaruar zyrtari i Departamentit të Shtetit.