SHBA-ja ndihmon me pajisje Gjykatën Penale, Xholev: Jo më arsyetime për mossukses

Seancat gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup, tashmë do të incizohen me pajisje audio. Kjo do të zëvendësojë procesverbalet e shkruara dhe incizimet drejtpërdrejt do të hyjnë në sistemin AKMIS.

Marketing

Pra, obligimi i deritanishëm që gjykata të dorëzojë procesverbalet në formë të shkruar, zëvendësohen me lëshimin e audio – disqeve pas përfundimit të çdo seance. Mënyra e re përshpejton procedurat dhe eviton rrezikun që disa gjëra të mbeten të pashkruara, për shkak se ka pasur raste kur nuk mund të ndiqeshin deklarimet e personave të ndryshëm që flisnin më shpejt sesa mund të shkruante personi i ngarkuar për procesverbalet.

“Në periudhën e kaluar sistemi i jurisprudencës nuk ishte i vlerësuar mirë para seë gjithash nga ana e qytetarëve, megjithatë punojmë në vazhdimësi që të ndryshojmë këtë perceptim dhe do të vazhdojmë ta përmirësojmë. Arsyetim për mossukses eventual nuk guxon të ekzistojë”,- deklaroi kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev.

Kejt Mari Bërns: Përmirësohet efiçenca në punën e gjykatave

Pajisja teknike për audio-incizim të diskutimeve gjyqësore është donacion i ShBA-ve.

“Ky lloj i pajisjeve do të thonë shumëçka në krijimin e besueshmërisë dhe transparencës. Përmirëson besimin e publikut në institucione, po ashtu efiçencën në punën e gjykatësve dhe prokurorëve dhe mbrojtja do të mund të fokusohet në dëgjimin dhe të thënat e qytetarëve, duke krijuar kështu vlerat për qytetarët”,- theksoi ambasadorja e ShBA-së, Kejt Mari Bërns.

Sistemi është instaluar në 25 gjykimore. Nga gjykata thonë se mbetet mundësia për përpunimin e procesverbaleve të shkruara, por vetëm në situata të caktuara dhe sipas nevojës.

Marketing