SHBA-ja në tetor pritet ta ratifikojë Protokollin për NATO

Deri në fund të verës, ndërsa më së voni deri në tetor pritet edhe SHBA-ja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi procedura për miratimin e këtij dokumenti të përfundojë në Departamentin shtetëror, edhe raporti edhe propozimi për ratifikim tashmë është dërguar në Senat.

Marketing

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, e cila ftesën e mori në Samitin në Bruksel në korrik të vitit të kaluar, deri më tani e kanë ratifikuar nëntë anëtare, shumica nga rajoni, ndërsa Danimarka ishte vendi i parë i Evropës Perëndimore që e bëri atë.

Pritet ky proces i formalizimit të anëtarësisë së vendit në Aleancë të përfundojë për rreth nëntë muaj dhe në fillim të vitit të ardhshëm të bëhemi edhe zyrtarisht anëtarja e 30-të e Aleancës. Procesi po shkon jashtëzakonisht shpejtë, pritet të përfundojë për rreth nëntë muaj, derisa ratifikimet për vendet anëtare të tjera zgjasnin prej një vit deri në një vit e gjysmë.

Kryeministri Zoran Zaev pret që ratifikimi i Protokollit të përfundojë deri në fund të verës, ndërsa më së voni deri në tetor.

Ai dje në Ohër theksoi se procedurat për Protokollin kanë përfunduar mjaft shpejtë në Departamentin shtetëror dhe dokumenti tashmë është dorëzuar në Senat.

“Kjo është procedurë e cila zgjat, është mjaft komplekse, do të thotë se nuk pres se do të ndodhë për një javë, por pres se do të përfundojë deri në fund të verës, shtator, tetor”, tha Zaevi dhe shtoi se kjo është mjaft shpejt në krahasim me protokollet të cilat Uashingtoni i ka ratifikuar për anëtaret paraprake.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dje nga Tirana në konferencën “10 vjet Shqipëria në NATO – rajon më i sigurt” vendet fqinje me procedura shumë të shpejta dhe efikase e ratifikuan marrëveshjen inkuadruese, ndërsa kjo tregon se rajoni ka mësuar nga gabimet e veta.
“Më nuk e shohim veten si armiq, por si aleatë të afërt. Dje e morëm edhe lajmin e mirë nga Uashingtoni se Shtëpia e Bardhë e ka dorëzuar propozimin dhe raportin për ratifikimin e protokollit inkuadrues në Senatin e SHBA-së”, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes.

Drejtoresha për Evropën në Qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare, Heder Konli porositi se Senati po përgatitet së shpejti ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim, edhe pse, siç tha ka pasur edhe një tentim dramatik nga Rusia që kjo të pengohet.

Tha se edhe pse vendi tani është pjesë e NATO-s, mbetet edhe shumë punë në krahasim me vendet e tjera që shprehën gatishmëri që të integrohen me Perëndimin. shk/