SHBA, Lord&Taylor mbyll shtëpitë e mallrave pasi gati 2 shekujsh

Kompania Lord&Taylor në SHBA njoftoi se do të mbyllë 38 shtëpitë e mbetura të mallrave duke mbetur pa dyqane pas gati dy shekujsh.

Marketing

Si një tjetër viktimë e pasojave të pandemisë së COVID-19, zinxhiri i qendrave tregtare Lord&Taylor në fillim të gushtit parashtroi kërkesë për bankrotim dhe u lëshua në kërkim të blerësve të mundshëm të brendit të tyre Lord&Taylor dhe Le Tote.

“Edhe pse ende kemi mundësi të ndryshme, besojmë se është e kujdesshme të vendosim pjesën tjetër të dyqaneve në likuidim për të maksimizuar vlerën e inventarit të pasurisë”, ka thënë Ed Kremer, drejtori për rikonstruktimin e kompanisë.

Lord&Taylor shtëpinë e parë të mallrave e hapi në New York në vitin e largët 1826 dhe ishte dyqani i parë i tillë në Amerikë.

Duke popullarizuar këtë lloj të ofertës tregtare, Lord&Taylor u rrit shpejt në një zinxhir të respektueshëm të departamenteve dhe qendrave tregtare, e cila prej kohësh është përfolur si sinonim i modës dhe shkëlqimit.

Marketing