SHBA: Me ngritjen e SPAK-ut, koha e korrupsionit do të marrë fund

Teksa kanë mbetur vetëm 7 ditë deir në nisjen e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion SPAK, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një paralajmërim të fortë për zyrtarët e korruptuar.

Marketing

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada amerikane garanton se koha e korrupsionit dhe të do të marrë fund me ngritjen e SPAK.

SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë për të ndërtuar një sistem drejtësie me integritet. Të gjithë qytetarët shqiptarë janë aktorë kur kërkojnë që Reforma e Drejtësisë do të çojë në një gjyqësor transparent dhe që i jep llogari publikut. Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm po ju vjen fundi. Ditët e shkuara të drejtësisë selektive do të zëvendësohen nga drejtësia për të gjithë. Një strukturë e re anti-korrupsion po krijohet me mbështetjen e SHBA e cila do të ketë në shënjestër këta individë që ia kanë dalë të shmangim ndjekjen penale nëpërmjet kontrollit të emërimeve dhe lidhjeve personale. SPAK do të funksionojë së shpejti, do të shenjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë.

Sipas Ambasades amerikane, politika do t’i ketë duart e lidhura për të ndërhyrë në SPAK, ndërkohë që ndërkombëtarët do të vëzhgojnë procesin në mënyrë që dosjet e duhura të kalojnë nën hetim.

Këshilltarët ligjorë të Ambasadës së SHBA po punojnë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar themelet e SPAK dhe do të mbështesim hetimet dhe ndjekjet penale. Rregullat do të ndërtojnë një proces të bazuar në meritë dhe garanton promovime që janë të lira nga ndërhyrje politike apo të ndonjë lloji tjetër të papërshtatshëm, ofrojmë mbikëqyrje për raste hetimore. Sistemi i ri i drejtësisë garanton dy gjëra, pavarësi më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme por edhe llogaridhënie më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme por edhe llogari dhënie më të madhe.

Me heret, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca zhvilluan një takim edhe me Prokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela të cilit i dhanë mbështetje për vijimin e reformës në drejtësi dhe luftën kunër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Marketing