SHBA mund të ndëshkojnë Gjermaninë nëse përdor teknologjinë e Huawei

Gjermania deri më sot ka anuar pro lejimi të Huawei për të ndërtuar rrjetet 5G të operatorëve pasi një hetim i kryer nuk zbuloi asnjë provë që implikon Huawei.

Shtetet e Bashkuara nuk janë kursyer në presione ndaj aleatëve për të refuzuar teknologjinë e Hauwei ndërsa tashmë ka filluar ti kërcënojë me pasoja serioze.

Wall Street Journal raportoi se ambasadori Amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dërgoi një letër pranë ministrit Gjerman të ekonomisë duke paralajmëruar se SHBA mund të kufizojë informacionin që ndan me autoritetet vendase nëse lejon prodhuesit si Huawei të ndërtojnë rrjetet 5G të vendit.
Komunikimi i sigurtë është jetik për mbrojtjen argumentonte Grenell dhe kompanitë si Huawei e cenojnë atë.

Gjermania deri më sot ka anuar pro lejimi të Huawei për të ndërtuar rrjetet 5G të operatorëve pasi një hetim i kryer nuk zbuloi asnjë provë që implikon Huawei.

Zyrtarët Amerikanë nga ana tjetër nuk kanë dhënë asnjë provë publike dhe kryesisht janë fokusuar tek rreziqet “potenciale” që bart kompania Kineze.

Autoritetet në SHBA kanë sanksionuar Huawei duke e akuzuar edhe për vjedhje të sekreteve tregtare. WSJ tha se Gjermania ka për synim që të vendosë disa kufizime për kompanitë Kineze si dhe inspektimin e kodeve të softuerëve dhe harduerëve të tyre.

Në SHBA vijojnë me këtë qëndrim agresiv, vende të tjera si Britani do të duhet të vendosin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Për Huawei do të ishte dhimbje koke sepse vendet kryesore të botës do të refuzonin teknologjinë e kompanisë nga frika se mund të humbasin informacione jetike për sigurinë e qytetarëve të tyre edhe nëse nuk mendojnë si SHBA se Huawei përbën kërcënim real.

evn