SHBA/ Ndërron jetë gruaja që u qëllua gjatë trazirave në Capitol Hill

Gruaja e cila u qëllua gjatë trazira në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbi jetën. Lajmin e bën të ditur CNN.“Po, femra që u qëllua brenda Kapitolit humbi jetën në një spital të zonës”, tha zëdhënësi Dustin Sternbeck me Departamentin e Policisë Metropolitane për CNN.

Marketing

Kujtojmë që gjatë pasdites në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi një protestë nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, i cili nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve me pretendimin se ato janë vjedhur. Protestuasit shkaktuan kaos duke thyer kordonin e policisë dhe duke u futur brenda Capitol Hill.

Marketing