ShBA në krah të Shqipërisë: Të gatshëm për çdo ndihmë

Në këto ditë të vështira, ShBA-të janë në krah të Shqipërisë. Në një njoftim, ambasada e ShBA në Tiranë thotë janë të gatshëm për çdo ndihmë.

Marketing

“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.