SHBA, protesta anti-Trump

Qindra njerëz u mblodhën në disa qytete amerikane për të kërkuar publikimin sa më shpejtë të raportit të prokurorit special Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në presidencialet amerikane të 2016-ës.

Marketing

Manifestime u zhvilluan para Shtëpisë së Bardhë, atje ku manifestuesit mbanin edhe maska me fytyrën e Donald Trumpit, me mesazhin “nga Rusia me dashuri”.

Protesta kundër Trump u zhvilluan edhe në Nju Jork, ku mes parullave dallonte edhe “Trump po çinstalohet”.

Ashtu si protestuesit, edhe ligjvënësit demokratë kërkojnë publikimin sa më shpejt të raportit të plotë prej 400 faqesh të prokurorit special. Ata nuk besojë tek përmbledhja që i bëri raportit prokurori i përgjithshëm William Barr në fund të muajit të kaluar.

Aty thuhej se nuk kishte fakte që Trump të kishte bashkëpunuar me rusët. Demokratët e akuzojnë Barrin si të lidhur ngushtë me presidentin.