Koronavirusi i ri ka shkaktuar 1 450 të vdekur në 24 orët e fundit në SHBA, njoftoi sot Universiteti Johns Hopkins, një shifër e qëndrueshme në raport me një ditë më parë duke e çuar totalin në më shumë se 67 600 të vdekur.

Universiteti me qendër në Baltimore ka regjistruar 1,15 milionë raste të infektuar me COVID-19 dhe 67 674 të vdekur.

SHBA-ja është shumë përpara vendeve që kanë regjistruar numrin më të madh të të vdekurve si pasojë e pandemisë.

Shifrat e njoftuara dje në mbrëmje nga Universiteti Johns Hopkins janë të qëndrueshme në raport me ditën e shtunë, ditë ku u shënuan 1 453 të vdekur pas një piku prej 2 502 të njoftuar të mërkurën.
Epiqendra e epidemisë amerikane ndodhet në Nju Jork ku rreth 19 000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Artikulli paraprakItalia fillon të dalë nga bllokimi
Artikulli tjetërRikthehet Vali Corleone: Koronavirusi u hodh me drona, ju tregoj kush e hodhi (VIDEO)