SHBA, rritje me 90% të numrit të fëmijëve të infektuar me koronavirus

Teksa hapja apo jo e shkollave mbetet diskutim kryesor në shumë vende të botës, javët e fundit të korrikut, të paktën në Shtetet e Bashkuara, duket sikur po përmbysin të dhënat për infektimin e fëmijëve ndaj COVID-19.

Marketing

Sipas “CNN”, statistikat tregojnë se ka pasur një rritje me 90% të fëmijëve të infektuar, në katër javët e fundit, në SHBA.

Sipas një raporti të Akademisë së Pediatërve dhe të Shoqatës të Spitaleve Pediatrikë, të paktën 97 mijë fëmijë janë infektuar në atë vend nga pandemia vetëm në dy javët e fundit të korrikut. Shtetet amerikane më të goditura duken ato jugore dhe të perëndimit, ku regjistrohen 7 raste në 10 .

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 5 milionë e 200 mijë të infektuarit totalë, si dhe 162 mijë viktimat, duke qenë vendi më i goditur në botë nga bilanci i koronavirusit.

Ndërkaq, më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë, dha alarmin se numri i infektimeve mes fëmijëve është shumëfishuar me 7, ndërsa ai i të rinjve me 6.

Marketing