Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në listën e zezë 7 grupe Kineze të cilat akuzohen se kanë ndërtuar super kompjuterë për të ndihmuar ushtrinë Kineze.

Është lëvizja e parë e administratës Biden që e bën më të vështirë për Kinën të blejë teknologjinë Amerikane.

Ditën e Enjte tre kompani dhe katër filiale të Qendrës Kombëtare të Superkompjuterëve në Kinë u vunë në listën e zezë të SHBA.

Si rezultat kompanitë Amerikane nuk mund ti eksportojnë teknologji këtyre grupeve pa autorizim.

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se këto grupe ishin përfshirë në ndërtimin e superkompjuterëve përdorur nga ushtria Kineze për të zhvilluar armë të shkatërrimit në masë.

Administrata Trump ka qenë shumë e ashpër me kompanitë Kineze sidomos Huawei. Lëvizja e fundit e Biden vijon në këtë drejtim ju bllokuar kompanive Kineze aksesin në teknologjinë dhe infrastrukturën e Intel apo prodhuesve Amerikanë të tjerë të çipeve.

Megjithatë ky ndalim nuk shtrihet për kompanitë që prodhojnë çipet jashtë SHBA-ve siç është TSMC, lider global i prodhimit të tyre. /PCWorld Albanian