SHBA shënon rekord të ri

Rastet e koronavirusit në SHBA kanë arritur një rekord të lartë ditor ndërsa shtetet përplasen me një valë të rinovuar të infeksioneve.

Marketing

Duke cituar të dhëna nga autoritetet lokale të shëndetit, Projekti i Ndjekjes së Covidit raportoi 83.010 raste të reja të premten.

Kirurgu gjeneral, Jerome Adams ka paralajmëruar se numri i pranimeve në spital po rritet, por nivelet e vdekshmërisë po bien për shkak të kujdesit më të mirë ndaj pacientit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu ka paralajmëruar se vendet në hemisferën veriore janë në një “pikë kritike”.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme”, tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur me gazetarët.

Sipas Projektit të Ndjekjes Covid, gati 8.5 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në Amerikë që nga fillimi i pandemisë. Rritja ditore të premten tejkaloi me më shumë se 6,000 raste rekordin e mëparshëm të projektit gjurmues prej 76,842 më 17 korrik.

Gjatë javës së fundit, SHBA ka regjistruar 441,541 infeksione të reja.

Marketing