SHBA tejkalon 8 milionë raste me COVID-19

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar më shumë se 65,000 raste të reja.

Marketing

Aktualisht në SHBA numri i të infektuarve me COVID-19  në total është  8,008,000. Autoritetet bëjnë me dije se kthimi i studentëve në kolegje dhe universitet ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Sipas një studimi të fundit Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve bën me dije se pothuajse 100,000 raste të konfirmuara me koronavirus gjatë 2 gushtit deri në 5 shtator, u raportuan gjatë periudhës kur studentët u kthyen në shkolla dhe 55% e të prekurve ishin rreth moshës 18-22 vjeç./

Marketing