SHBA, uragani “Laura” pritet të kalojë në kategorinë 4

Uragani Laura, i cili ka përfshirë Gjirin e Meksikës në jug të SHBA-së dhe është paraparë të godasë Teksasin dhe Luizianën, pritet të rritet në kategorinë 4.

Marketing

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së (NHC), Laura, e cila po avancon me 205 kilometra në orë në Gjirin e Meksikës, ka fituar 70 për qind fuqi në 24 orët e fundit, duke arritur kategorinë 3.

Paralajmërimi kundër uraganit Laura pritet të rritet në kategorinë 4 dhe stuhia të godasë Teksasin dhe Luizianën, thanë zyrtarët, të cilët njoftuan se ujërat e përmbytjes mund të rriten deri në 6 metra.

Nga gjysmë milioni njerëz në Teksas dhe Luiziana u kërkua të evakuohen.

Marketing