SHBA, vazhdon epidemia e mësuesve që bëjnë seks me nxënësit

Një tjetër mësuese është arrestuar në SHBA pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të sajin.

Marketing

16-vjeçari i ka treguar policisë se mësuesja e fizkulturës, 29-vjeçarja Lindsej Hallsted, i kishte dërguar rregullisht foto lakuriq, para se të dilnin bashkë një natë e të kryenin marrëdhënie në makinë, prapa një hoteli.

Mësuesja 29-vjeçare u arrestua për abuzim seksual dhe për vënie të një të mituri në rrezik.

Është krim që një mësuese të kryejë marrëdhënie seksuale me një nxënës, që praktikisht është fëmijë, pavarësisht zhvillimit dhe pothuajse pranë moshës madhore.

Por në SHBA po shihen gjithnjë e më shumë mësuese femra që po arrestohen për këto krime.

Më përpara, femrat nuk arrestoheshin, vetëm mësuesit meshkuj. Kjo tregon se kjo gjë mund të ketë vazhduar prej kohësh, por tani që po arrestohen edhe femrat, SHBA po sheh shkallën e madhe të kësaj dukurie.

“Këto janë gra të martuara, gra që kanë lidhje serioze në jetë dhe që kanë fëmijë. Janë gra që mund të jenë ndarë dhe përpiqen të rikrijojnë diçka në mendjen e tyre që t’i rikthejë te situatat e fëmijërisë, kur kanë pasur emocionet e para seksuale”, thotë një psikolog për Neë York Post.

“Por edhe pse nxënësit mund të duken të rritur fizikisht, ata nuk janë të përgatitur emocionalisht për t’u përballur me ngarkesën e të qenit i dashuruar ose në marrëdhënie seksuale me një mësuese, e cila ka gjithashtu autoritetin profesional”, shton ai.