Shefi i diplomacisë Osmani takoi ambasadoren gjermane në vend,Holstein

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në vend,Anke Gisela Holstein. Në postimin e tij në fejsbuk Osmani shkruan:  Është e rëndësishme që në fillim të mandatit tim si Ministër i Punëve të Jashtme të takohem me partnerët tanë kryesorë strategjik siç është Ambasadorja e Gjermanisë, Anke Gisela Holstein. Mesazhi që kam përcjellë është pa hamendje – se pritjet tona nga presidenca gjermane janë vërtetë të mëdha, dhe kjo është rrjedhojë nga miqësia shumëvjeçare dhe nga mbështetja e sinqertë e Gjermanisë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Marketing