Shefi i diplomacisë turke Çavushogllu për vizitë në Shkup

Ministri turk i punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Siç njoftuan nga MPJ-ja e Turqisë. Çavushogllu në Shkup do të mirëpritet nga homologu i tij, Nikolla Dimitrov, si dhe zyrtarë tjerë shtetërorë.

Në takimin e përbashkët do të flitet për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim më të thellë, si dhe çështjet rajonale.

Vizita e Çavushogllusë vjen pas ratifikimi të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO, javën e kaluar, me çka Turqia u bë vendi i 20-të e cila dha dritë jeshile për RMV-në që të bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike.

Marketing