Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Clemens Koja vizitoi AZGJ-në

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Clemens Koja vizitoi AZGJ-në
Ambasadori Clemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, i shoqëruar nga Katarina Zhivkoviq, asistente nacionale programore, vizituan sot Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), ku u pritën nga drejtori Ylber Sela dhe këshilltari Lirim Shabani.
Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi ambasadorin Koja për aktivitetet e deritanishme të kësaj agjencie, duke theksuar bashkëpunimin dypalësh me OSBE-në.
Si fryt i këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm është mbështetja e botimit të Manualit – Program trajnimi për përkthim dhe interpretim maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht dhe lektorë të shqipes.
Ambasadori Koja u shpërndau manualin përkthyesve dhe lektorëve të institucioneve publike që janë përfshirë në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve që organizohet nga AZGJ-ja.
Në këtë takim u rikonfirmua bashkëpunimi dypalësh dhe gatishmëria e përgatitjes së projekteve të ardhshme të përbashkëta.

Marketing

Marketing