Sekretari gjeneral i NATO-së Jens Stoltenberg ka deklaruar në Shkup se marrëveshja e Prespës duhet të paraqes model për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të gjithë regjionit, shkruan “MIA” përcjell “Bota Sot”

Ai ka deklaruar se ky është shembull që duhet të dëshmojë se është e mundur të tejkalohen dallimet dhe mospajtimet historike.

Sipas Stoltenberg, ka nevojë për zgjidhjen për këtë shkak NATO mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse beson se kjo është mënyra e vetme që të tejkalohen dallimet .

Duke u përgjigjur pyetjen rreth pranisë së NATO-së në Kosovë, , Stoltenberg ka thënë se ajo është vendosur përmes rrugës së misionit të KFOR-it, detyra e të cilit është të krijoj paqe dhe siguri dhe të mbrojë të gjitha bashkësitë përfshirë edhe serbët.

Ai ka tërhequr vërejtjen edhe se KFOR realizon bashkëpunim të ngushtë me të gjitha bashkësitë që jetojnë në Kosovë dhe ka porositur “ Që mos të harrohet e kaluara, por mos të shkatërrohet ardhmëria”.

“Marrëveshja e Prespës dhe përparimi që ka arritur Maqedonia e Veriut pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë duhet të jetë model inspirimi për të gjithë regjionin se si duhet të tejkalohen dallimet dhe të niset drejtë ardhmërisë së bashku “, porositi Stoltenberg në takim me gazetarë pas takimit me kryeministrin Zaev.