Shefja e Bashkimit Evropian zyrtarisht firmos marrëveshjen e divorcit me Britaninë

Britania e Madhe ndërmori sot një hap masiv drejt largimit nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pasi Ursula von der Leyen nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen e Brexit.

Marketing

Presidentja e Komisionit Evropian miratoi traktatin e Marrëveshjes së Tërheqjes midis Britanisë dhe bllokut, në një ceremoni në Bruksel këtë mëngjes, transmeton Telegrafi.

Ajo u shoqërua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefi negociator i Brexit, Michel Barnier.

Ursula von der Leyen shënoi në Twitter: “Charles Michel dhe unë sapo kemi nënshkruar Marrëveshjen për Tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke hapur rrugën për ratifikimin e saj nga Parlamenti Evropian”.

Boris Johnson pritet të nënshkruajë kopjen e dokumentit në Mbretërinë e Bashkuar sot në Downing Street përpara një votimi përfundimtar në Parlamentin Evropian të mërkurën e ardhshme.

Nënshkrimi i traktatit nga zonja von der Leyen erdhi pasi u pretendua se Boris Johnson dëshiron të bëjë një marrëveshje tregtare “mbresëlënëse” me Japoninë deri në vjeshtë dhe përpara se të bëhen marrëveshjet tjera me BE-në dhe SHBA-në.

Japonia fillimisht ishte e ftohtë me shanset që të dy palët të bënin një marrëveshje pas Brexit, por me sa duket ka pasur një ndryshim në administratën e Shinzo Abe.

The Sun raportoi që Komiteti i Strategjisë së Daljes nga Kabineti në Bashkimin Evropian u mblodh dje për të diskutuar qasjen e Mbretërisë së Bashkuar në bisedimet e tregtisë pas Brexit-it.

Një burim i Whitehall-it i tha gazetës: “Kryeministri britanik është shumë i interesuar për marrëveshjen e Japonisë tani dhe mendon se mund ta përdorim atë si një mjet tërheqës.

“Kjo do t’i tregojë Brukselit, si dhe pjesës tjetër të botës që ne jemi gati të shkojmë”.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 31 janar dhe më pas do të hyjë në një periudhë tranzicioni ndalese gjatë së cilës të dy palët do të përpiqen të bllokojnë një marrëveshje të plotë tregtare.

Marketing