Shefja e epidemiologjisë zbulon sa thirrje njoftuan te 127 për KOVID

Më shumë se 100 mijë thirrje ka patur në numrin 127 lidhur me COVID-19 që prej datës 9 mars, bëri të ditur shefja e repartit të epidemiologjisë, Eugena Tomini.

Marketing

Në një intervistë televizive ajo tha se rastet e dyshuara janë testuar të gjitha dhe kryerja e tyre është varur nga vatra dhe intensiteti i rasteve. Në harkun kohor të dy muajve ajo bëri të ditur se rreth 22 mijë persona kanë telefonuar 127 për shenja të pjesshme të COVID dhe rreth 83 mijë për shenja të lehta.

“Çdo rast i dyshuar është testuar, po ashtu edhe kontaktet e riskut në rrethin e ngushtë apo të gjërë. S’kemi pasur një tavan për testime, cdo gjë varet nga vatra dhe instensiteti i rasteve që na vijnë. Nga 9 marsi deri më 7 maj kemi pasur te 127, 22 mijë e 200 thirrje, me shenja të pjesshme, rreth 82 mijë e 900 thirrje me shenja më të lehta, ndërkohë kanë shkuar pastaj mjekët për vlerësimin e situatës dhe drenimin drejt QSUT për të marrë tamponin”, tha ajo.

Sa i përket testeve serologjike, Tomini tha se deri tani janë realizuar 440 në personelin shëndetësor nga të cilat 11.2 kanë rezultuar të sëmurë ndërsa pritet që të nisin analizat për policët.

“Analiza serologjike i janë nënshtruar 440 persona personel shëndetësor. Të sëmurë rezultuan se ishin 11,2 % e tyre, Niveli i riskut varet edhe nga profesioni apo kontakti që këta individë kanë pasur nga covid. Kanë ndjeshmëri për covid më tepër personeli te infektivi. Testimet e tilla do kryhen edhe te 100 personat e parë që dolën pozitiv dhe do të vijohet pastaj me policinë”, shtoi Tomini.

Marketing