Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19.

Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.

E që Krasniqi ka probleme shëndetësore e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.

“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit në facebook.

Artikulli paraprakAnketa e IRI-t: 46% e qytetarëve nuk e duan më Arben Taravarin kryetar komune
Artikulli tjetërParashikimi i motit