“Sheikët nuk janë rrugëve”, habit Ana Lleshi: Po e them për herë të parë që…

Ditën e djeshme në “E diell”, Ana Lleshi bëri një deklaratë të papritur. Ajo tha se ka shkuar në Dubai, por nuk ka publikuar asnjë foto nga frika e paragjykimeve.

“Për herë të parë po e them që unë kam qenë në Dubai. E di që do më turren, do më bëjnë copë, por nuk ma ndjen fare. Kam shkuar dhe nga turpi dhe mentaliteti ynë shumë i ndrydhur pata frika të hidhja një foto se e dija që do më bënin copë. Edhe sot e kësaj dite kam foto e video në telefon.

Duhet të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme, në Dubai sheikët nuk janë rrugëve dhe nuk na presin neve me tupana që t’iu shkojmë. Ata kanë dhe mund të marrin femra nga e gjithë bota. Aty as nuk sheh një sheik”, u shpreh Ana.

Marketing

Kujtojmë se pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “Deal”.