Sheiku zbulon se princesha e tradhtonte me truprojën, nxjerr të palarat e saj!

Arratisja e ish-bashkëshortes së kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe bëri bujë të madhe në media. Thuhej se pasi i dha fund martesës 15 vjecare, Princesha Haya Al Hussein udhëtoi drejt Gjermanisë me 31 milion paund.

Burime për “Dailymail” thonë se sheiku Mohammed Bin Rashid e kapi bashkëshorten në momente intime me truprojën në shtëpinë e tyre në Londër, kur u kthye pa e lajmëruar për ta surprizuar. Ndërsa familjarë të tyre thonë se ai mbeti i shokuar kur pa gruan 45-vjecare me truprojën dhe i kërkoi të kthehej menjëherë me të në Dubai.

Ndërkohë, sheiku ka paditur princeshën për arratisjen dhe muajin tjetër do të përballen në gjyq për kujdestarinë e dy fëmijëve që kanë bashkë.

Disa raporte, ende të pakonfirmuara, deklarojnë se ka marrë me vete djalin Zayed, 7 vjeç, dhe vajzën Al Jalila, 11 vjeçe.

Princesha Haya, 45 vjeç, është motra e Mbretit të Jordanisë. Ajo u martua me Sheikun Mohammed në vitin 2004 dhe është gruaja e tij e gjashtë.