Shekerinska: Dëshirojmë të jemi Qeveri më e varfër e qytetarëve më të pasur

I siguruam dy spirancat e rëndësishme për shtetin tonë, siguruam anëtarësim në NATO dhe siguruam fillim të negociatave me BE-në dhe tani të gjitha politikat mund të kenë më tepër kuptim, theksoi nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën “Shoqëri e drejtë – Mundësi për të gjithë” që sot u mbajt në Manastir.

Marketing

“Iu përkushtuam shumë këtyre dy qëllimeve dhe ia dolëm, ndërkaq tani fokusin tonë e kthejmë në agjendën vendore”, shtoi ajo në takim me qytetarët e Manastirit.

“NATO nuk është vetëm sukses strategjik i Republikës së Maqedonisë së veriut, por paraqet edhe rrugë të shpejtë për rritje ekonomike të vendit, e kjo do të sjellë përfitim, para së gjithash, për të rinjtë. Anëtarësimi në NATO, shikuar nga përvoja e vendeve të tjera, i rritë trefish investimet e huaja, siguron kushte për rritje të vendeve të punës, si dhe rritje të rrogave”, theksoi zëvendëskryeministrja Shekerinska.

Në tribunën në Manastir ajo përkujtoi se gjatë periudhës së kaluar pushteti posaçërisht i është përkushtuar normalizimit të gjendjeve në shtet, dhe siç tha. gjithçka që ka qenë e rrënuar, është ngritur në këmbë.

“Qëllimi ynë ishte atë ta bëjmë shpejtë dhe me atë rast paguam çmim të lartë, por çmimin politik duhet ta paguajnë politikanët dhe partitë, e jo shteti. Përkundrazi, shteti duhet të përfitojë. TË dihet se nuk mund të vijë pushteti dhe të priten duartrokitje, por të presë edhe çështje të rënda,k të mos ikë nga mediumet, të mos i frikësojë mediumet.

Politikat kryesore për të cilat thamë se do të ketë ndryshim, një nga një i realizuam. Ne dëshirojmë të jemi Qeveri më e varfër e qytetarëve më të pasur, dhe prandaj politika e rritjes së rrogave, e krijimit të vendeve më mirë të paguara do të jenë politikë kryesore, edhe kur të punojmë për anëtarësim në NATO, edhe kur lobojmë tek vendet anëtare, fokusi ynë është jetë më e mirë në shtetin tonë, dhe besoni, tani kur e drejtuam shtetin në këmbë, do të jemi shumë më efikas në realizimin e shërbimeve prej të cilave varet jeta e secilit qytetar”, tha Shekerinska në takimin interaktiv me manastirasit që u mbajt sot në qytetin nën Pelister.