Shekerinska ë Ditën e Armatës: Ky është viti i suksesit

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në ceremoninë e sotme qendrore në Ohër, me rastin e 18 gushtit – Dita e themelimit të Armatës në fjalimin e saj adresoi mesazhe për Ushtrinë, për gjithçka që është bërë në periudhën e kaluar, si dhe për gjithçka që vjen në të ardhmen e afërt.

Marketing

“Ky vit pas nesh është viti i suksesit, viti në të cilin e kemi rrumbullakësuar etapën më të vështirë të anëtarësimit tonë në NATO. Kemi kaluar plotë 27 vite përplotë me sfida, të cilat kanë qenë të natyrave të ndryshe, por ajo që është e sigurtë se ky marshim 27 vjeçar po përmbyllet me misionet tona të paqës në Afganistan, Liban dhe Bosnjë e Hercegovinë, por tani edhe me anëtarësimin tonë në mesin e 30 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake në botë”, theksoi ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Njëherit u theksua se 28 vjetorin e themelimit Armata e Maqedonisë së Veriut do ta presë si anëtare e barabartë e NATO-s.

Marketing