Shekerinska: I kemi përmbushur detyrat tona për anëtarësim në BE dhe NATO

Duke folur për marrëdhëniet BE – Ballkani Perëndimor në konferencën “Miqtë e Evropës”, drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Kristian Danielson, deklaroi se njëra ndër arsyet pse vendet anëtare kanë interes të ripërtërirë të bashkëpunojnë me Ballkanin Perëndimor është lufta kundër terrorizmit. Paneli që u mbajt sot në Bruksel, në prani, mes tjerash, të ministres së Mbrojtjes të Maqedonisë Radmilla Shekerinska të quajtur “BE – Ballkani Perëndimor: ende i komplikuar”, ishte kushtuar sfidave në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Drejtori i përgjithshëm Danielson, porositi se ka moment të ri midis BE-së dhe vendeve të rajonit, por se sfida është që kjo “plotësisht të shfrytëzohet”.

Marketing

“Kemi mirënjohje midis vendeve anëtare për angazhimin e Ballkanit Perëndimor, kjo është në interes së Evropës, sepse sfidat më mirëp mund të zgjidhen së bashku, kemi interes të shohim se tranzicioni vazhdon në ato vende edhe në afat të gjatë ata të bëhen anëtare të BE-së”, deklaroi Danielson. Njëra ndër shkaqet për interesin e përforcuar të anëtareve BE-së është lufta kundër terrorizimit, deklaroi Danielson. Mbetet që vendet e rajonit të tregojnë progres në rrugën e reformave, përkujtoi Danielson, por jo vetëm në kuptim të “shënimit” por edhe thellë të përballen me kulturën politike dhe mënyrën në të cilën funksionin sistemi politik, ndërsa kjo, tha ai “shkon më larg reformave sektoriale”.

Danielson e theksoi reformën në gjyqësi në Shqipëri si shembull pozitiv në atë kontekst, por edhe Maqedoninë në mënyrën në të cilën po përballet me prioritet. Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë. Radmilla Shekerinska, u pajtua de procesi i reformave nuk duhet të reduktohet në shënimin e reformave, por kërkoi nga BE-ja ta kryejë edhe punën e saj të punës. “BE-ja duhet të jetë e sinqertë, është lehtë të shihet se transformimi i vërtetë në vendet po ndodh në procesin e anëtarësimit, i cili tani ka ndryshuar dhe është bazuar mbi parime korrekte, por më të rrepta”, deklaroi Shekerinska.

Tani është e BE-së dhe NATO-s ta përmbushin pjesën e tyre të marrëveshjes, dhe shpresoj se në qershor vendimi nuk do të jetë “i komplikuar” por do të jetë një sinjal i qartë, deklaroi ministrja. Shekerindka u përqendrua në Marrëveshjen e Prespës dhe procesin për ndryshime kushtetuese në Kuvend. Ajo porositi se Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të mos kërkojë justifikim që t’i shmangë ndryshimet dhe reformat e vështira si shtet i robëruar, marrëdhëniet etnike dhe fqinjësore. “Ideja ishte që ta vendosim në tryezë atë që është e realizueshme dhe të përballemi me të pa e llogaritur skenën politike vazhdimisht atë, ky ndryshim i paradigmës na ka sjellë atje ku jemi tani”, tha Shekerinska duke e përshëndetur guximin jo vetëm të Qeverisë së Maqedonisë por edhe të Qeverisë greke të Aleksis Ciprasit. Ministrja e Mbrojtjes duke u referuar në titullin e panelit “të komplikuar” midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ka kërkuar nga të dyja palët të “punojnë në marrëdhëniet e tyre”.

Marketing