Shekerinska: Kemi 80 vota për impiçment ndaj Ivanovit por në fund të mandatit nuk harxhojmë energji për atë

Për vetëm disa muaj para mbarimit të mandatit të dytë si president i Maqedonisë, zv.kryeministrja Shekerinska mbrëmë ka folur për zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 duke thënë se ka pasur shumë kërcënime dhe presione njejtë si në ato parlamentare e që mund të jenë dëgjuar edhe në bombat.

Marketing

“Fakt është që Ivanov 10 vite punon dhe intenzivisht e ka lëkundur funksionin e presidentit, nuk kemi dilema se mandate i tij jo në 2009 por në 2014 ka dalë nga vullneti i falsifikuar nga interest e koalicionit të atëhershëm që të zgjidhet prap ai, por mes tjerave mendoj se tashmë është shumë qesharake të meremi me këtë gjë sepse është në fund të mandatit”, ka thënë kështu Shekerinska.

Ashtu si ka thënë tash në parlament ka 80 vota për impiçment ndaj Ivanovit por në vetëm tre muaj të mbarimit të mandatit të tij nuk është e hijshme që të harxhojmë energji që të rehabilitojmë dhe të ngrisim rëndësisnë e funksionit që në 10 vite e ka shkatëruar.

Për rolin e kabinetit të tij në të enjten e përgjakshme ajo ka thënë se është një skandal i vërtetë.

“Shpresoj që prokuroria ka të dhëna, por një gjë e di se mungesa e Ivanovit më 27 prill në orët më kritike të vendit mosthirrje për qetësi dhe mbrojtje të deputetëve në situata kur shteti është në prag të luftës qytetare sjellë shumë dyshime”, ka vlerësuar kështu Shekerinska.

Marketing