Shekerinska: Ky është Omeri, oficeri shqiptar që shpëtoi shumë të lënduar në Llaskarcë

Rreshteri i ri Omer Emini, adjutant i komandantit të Njësiti për operacione speciale, në ditën e tragjedisë së autobusit afër fshatit Llaskarcë, ditën e tragjedisë me vetë iniciativë është nisur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar.

Marketing

Për këtë vullnet të treguar, ai ka marrë lëvdatë publike nga ministrja maqedonase e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Oficeri i ri Omer Emini, adjutant i komandantit të Njësiti për operacione speciale, në ditën e tragjedisë së autobusit afër fshatit Llaskarcë, ditën e tragjedisë me vetë iniciativë është nisur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar dhe në mënyrë aktive ka marrë pjesë në nxjerrjen e viktimave dhe të lënduarve në aksident.

E uroj për guximin dhe sakrificën”, ka shkruar Shekerinska në facebook, duke publikuar edhe fotografinë e Omerit.

Marketing