Shekerinska në Bruksel në mbledhje të Këshillit Veri-Arlantik

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot dhe nesër në selinë e NATO-s, para ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të Aleancës, do ta parashtrojë qëndrimin e Maqedonisë së Veriut lidhur me misionet dhe operacionet e Aleancës.

Marketing

Në mbledhjet e Këshillit Veri-Atlantik, ministrja e mbrojtjes Shekerinska do ta riafirmojë mbështetjen që e jep vendi ynë në misionin “Mbështetja vendimtare” përmes pjesëmarrjes shumëvjeçare të pjesëtarëve të Armatave në të gjitha misionet aktuale të Aleancës në Afganistan.

Pas nënshkrimit të protokollit inkuadrues, Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive merr pjesë në të gjitha mbledhjet e Aleancës, ndërsa pas përfundimit të periudhës ratifikuese, vendi ynë si anëtar i plotfuqishëm do të ketë edhe të drejtë vote.

Kjo është pjesëmarrja e tretë e ministres Shekerinska në mbledhjet e Aleancës në nivelin më të lartë, që tregon se vendi ynë funksionon si anëtar i NATO-s.

Marketing