Shekerinska në Krivollak: Maqedonia ka çfarë t’u ofrojë aleatëve

Poligoni ushtarak Krivollak është shembull tipik për atë se RM-ja nuk pret vetëm të bëhet vend anëtar në NATO, t’i shfrytëzojë përfitimet e anëtarësimit, por se si shtet ka se çfarë t’u ofrojë aleatëve, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në ditën e mysafirëve të lartë në Krivollak gjatë vizitës në trajnimin e forcave tokësore amerikane në SHBA, të cilët pikërisht në këtë poligon nga 1 deri më 20 gusht po i ushtrojnë aftësitë e tyre.

Marketing

Shekerinska informoi se në periudhën e kaluar është investuar në kapacitetet në Krivollak dhe certifikimin e tyre.

“Komanda e 7-të amerikane për trajnim të forcave ushtarake i dha certifikatë poligonit ushtarak Krivollak të mund të shfrytëzojnë edhe forcat e tyre ajrore. Ndërsa sot për herë të parë forcat tokësore dhe aviacioni i tyre kishte mundësinë të ushtrojë në poligon”, theksoi Shekerinska.

Ajo tha se është kënaqësi të dëgjohet për vlerësimet e larta dhe kapacitetet e poligonit Krivollak të cilin Maqedonia e ofroi për ushtrimin e forcave të SHBA-së.

Paralajmëroi shfrytëzim më të madh të poligonit jo vetëm nga ushtria jonë, por siç tha, edhe nga aleatët tanë, ndërsa me këtë, sipas saj, por rriten mundësitë që Maqedonia të bëhet aleate e NATO-s, ndërsa ka ndikim pozitiv ndaj ekonomisë lokale.

“Në njërën nga ushtrimet tona që realizohej në poligonin tonë, ekonomia lokale arriti të fitojë katër deri pesë milion dollarë amerikanë vetëm për shkak të shpenzimeve të rritura dhe pranisë së madhe të një numër të madh forcave të armatosura anëtare të NATO-s. Presim se efektin e njëjtë mund ta sjellim në Krivollak”, tha Shekerinska dhe shtoi se ushtrimi i sotëm është investim në poligonin dhe kapacitetet e Republikës së Maqedonisë.

Për zëvendësambasadoren e SHBA-së në Maqedoni Mikaella Shvarcer Blum, Krivollaku paraqet lokacion të përkryer për trupat e SHBA-së dhe aleatëve në të që t’i përsosin aftësitë e tyre.
Ajo e theksoi bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-së veçanërisht në pjesën ushtarake dhe tha se shpreson se ajo do të vazhdojë edhe më tutje veçanërisht për rëndësinë e poligonit ushtarak Krivollak i cili ka rëndësi të madhe për ushtritë e SHBA-së dhe partnerëve.

Ajo i ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë mundësinë që ta integrojnë shtetin në Aleancë dhe BE, me këtë ta sigurojnë të ardhmen dhe integritetin e tyre.

Komandanti i forcave shumëkombëshe për siguri në lindje të Kosovës, koloneli Nik Duçiq thotë se poligonin në Maqedoni e kanë larg tre orë larg vozitje nga Kosova, dhe iu mundëson kushte të shkëlqyera për ushtrime. Sipas tij, afërsia e “Krivollak” me Kosovën do t’iu mundësojë ushtarëve që shpejtë të kthehen në vendet e tyre të punës, në rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme.

Këto 20 ditë në Krivollak trajnim po realizojnë njësitet nga forcat tokësore të SHBA-së për Evropë gjegjësisht nga skuadroni i 3-të, regjimenti kalorës, brigada e 1-rë, divizioni i këmbësorisë së 4-të, (3-61 regjimenti kalorës) nga fort Karson, Kolorado dhe batalioni i 3-të, regjimenti i 126 ajror, nga Garda kombëtare e armatës e stacionuar në Boston dhe Maseçutes.